AKEP-it i duhet një flotë satelitore komplet !

“…në fillim të vitit 2018 (në Shqipëri kishte) më shumë se 5.9 milionë përdorues të telefonisë celulare, në një vend me popullsi prej rreth 2.9 milionë banorësh…”

…si duket shqiptarët mjaft të “vartësuar” nga celularizmi telefonik, e qartë se jashtëzakonisht “komunikativë” dhe asfare statikë, përkundrazi, mjaft “mobilistikë”, padyshim me biz-cikërrima e me punë serioze i kryejnë elektronikisht, andaj duhen lloj-lloj connections… qoftë për biz-praktikat qoftë për social-izmat e sheshit, i bie që dhe foshnjat, yllkat e fatosat, vocërrakët e çerdheve anembanë vendit t’i kenë nga 2, apo sëpaku 1 telefon e gjysmë në xhep, nëse jo… nëse e largojmë pra kategorinë e vocërrakëve, s’shembet bota statistikore… ja do i largojmë dhe pleqtë, atëherë mesatarja e celularizmit shqiptar i bie të jetë 5 sosh e më shumë për frymorët e rritur, dmth. fjala do jetë për çupërlinat, për adoleshentët në përgjithësi… për vajzurinë e djelmurinë, për grarinë e burrërinë – ç’të thuhet pos “wow”, forzaaa Shqipëria, s’jam duke u përzier në “punët e brendshme shqiptare” por qebesa AKEP-i më mirë ta blejë një satelit të vetin, ose akoma më mirë një flotë satelitore komplet, do mburrej e gjithë Shqipëria me tekno-avancimet, me paratë e “qerasë satelitore” do mund të bliheshin avionë e raketa, do mburrej dhe vetë NATO-ja me tekno-vizionin shqiptar, pse të paguhet qeraja satelitore për yllkat e fatosat! – hm, sa dëm që me rrogat modeste të shqiptarëve pasurohen lloj-lloj xhepash të pronarëve satelitor…

[ burimi: “Peizazh i Medias Online në Shqipëri, 2018” (Kush është kush në median online – raport prej 212 faqesh) – ndërsa burimi i tyre, të dhënat e tyre bazuar në AKEP – Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë (mirëpo dokumentin e cekur të AKEP “Raport_T1_2018” s’pata mundur ta gjeja në linjë – kartolina që shfaqej në adresën e dokumentit të AKEP, apo ndoshta adresë e OSFA (Fondacioni Shoqëria e Hapur), thoshte: “ndaji njohuritë me të tjerët, është një mënyrë e arritjes së pavdeksisë” – Dalai Lama XIV – ja pra, s’është përzierje në “punët e brendshme shqiptare” assesi, por thjesht i ndava “2 centët” e celularizmit ]
(sguraziu – ap, mars 2020)